Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

21:26, 03/01/2025

Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka thënë për Indeksonline, se policia aktualisht ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura. 

Ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes, me qellim të sqarimit të plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. 

“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco