Bilanci i masakrës në Malin e Zi është rritur.
Autoritetet lokale raportojnë për 12 të vrarë. Ndërkohë autori, Aco Martinoviç, ka kryer vetëvrasje.
Pas masakrës, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital. Ai ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia.
Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë dhe më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte.
Sipas prokurorisë së Malit të Zi, Martinoviç ka vrarë 12 persona në 5 zona të ndryshme, mes tyre 2 fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç vëlla e motër. Nga masakra e 1 janarit 2025 kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital..
Qeveria shpalli 3 ditë zie kombëtare, ndërsa presidenti dhe kryeministri përcollën ngushëllime për këtë tragjedi.
© SYRI.net