Jo vetëm në kryeqytet, por atmosfera festive e ndërrimit të viteve është ndjerë në çdo qytet të vendit, me festime, fishekzjarre, muzikë dhe urime për një vit sa më të mbarë. Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë festuar duke mbushur sheshet kryesore dhe rrugët e qyteteve.
SYRI TV
Atmosfera festive e ndërrimit të viteve është ndjerë në çdo qytet të vendit, me festime, fishekzjarre, muzikë dhe urime për një vit sa më të mbarë.
ELBASANI
Ne mbremjen e nderrimit te viteve ne sheshin Gensher te qytetit te Elbasanit te shumte ishin qytetaret që kaluan nderrimin e viteve nen atmosferen e dritave te pemes e fishekzjarreve. Ata shprehen urimet e tyre për vitin e ri që sapo ka trokitur.
BERATI
Natën e ndërrimit të viteve edhe Berati u mbush me njerëz që festuan në qendër të qytetit. Në mesnatë qielli u mbulua nga fishekzjarret, ndërsa qytetarët beratas u grumbulluan për të pritur ardhjen e Vitit 2025 rreth Pemës së madhe të Vitit të Ri. Nata festive e ndërrimit të viteve vijoi më pas me festimet e qytetarëve në baret dhe lokalet e qytetit, duke uruar njëri-tjetrin.
KORÇA
Edhe Korça ka festuar në menyrë të veçantë naten e ndërrimit të viteve. Sheshi para Katedrales dhe pedonalja e qytetit ishin plot me qytetarë dhe turistë të cilët shijuan spektaklin e hedhjes së fishekzjarreve. Korça vijon te jetë qyteti i festave i cili zgjidhet herë pas here për të festuar jo vetëm nga korçarët, por edhe nga vizitorë vendas e te huaj.
LUSHNJE
Qytetarë të shumtë u mblodhën ne qendër të Lushnjes duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve e duke shkembyer urimet me njeri tjetrin per ndërrimin e viteve.
LEZHË
Atmosfera e nderrimit te viteve ka perfshire edhe qytetin e Lezhës, ku qindra qytetarë pritën vitin e ri 2025 prane kendit festiv ne lulishten perballe memorialit te Gjergj Kastriotit.
Në të gjitha qytetet e vendit ndërrimi i viteve u prit nën atmosferë festive dhe mes urimeve të shumta për një vit të ri sa më të mbarë e të shëndetshëm.
© SYRI.net