IPK-ja arreston një zyrtar policor, i dyshuar për dhunë në familje

IPK-ja arreston një zyrtar policor, i dyshuar për dhunë në familje

16:10, 01/01/2025
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK-ja kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graqanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graqanicë.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

"Priština: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!"Divanë | Njoftime Kërkimi
Mëso më shumë
by Taboola

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco