Asnjë nga mbi 400 linjat e autobusëve nuk funksionojnë nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës

Asnjë nga mbi 400 linjat e autobusëve nuk funksionojnë nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës

10:21, 17/03/2021 Nga B.T

Si shkak i grevës sot asnjë nga 430 autobusët e linjave vendëse nuk ka hyrë e dalë nga Stacioni i Autobusëve të Prishtinës, tregon për "Syri.net", kryeshefi  Luan Hoti.

Kjo situatë po mbretron si shkak i grevës së  pronarëve të kompanive të autobusëve, të cilët nuk u ndihmuarn  nga institucionet si shkak i pandemisë të cilët ishin ndalur nga 14 marsi i vitit 2020.
 
Ai tregon se derisa ditëve të tjera, në stacionin më të madhin në vend,  frekuentonin rreth tridhjetë mijë udhëtarë nga rreth 400 linja autobusësh kombëtare e ndërkombëtare, të cilët udhtojnë jo vetëm në vendbanimet e vendit, por edhe ato të rajonit e më gjerë.

Stacioni i Autobusëve i Prishtinës, ka mbetur thuajse bosh  nga autobusët.

Aty shihen vetëm pak autobusë  grevistë, e jo të tjerë.

Derisa thuhet se  po vazhdojnë punën apo kanë ardhur e dalur   mbi dhjetë linja  rajonale e ndërkombëtare.  

Shefi i stascionit Sheqir Abazi, tregon se që në orët e hershme  si zakonisht kanë dalë në punë  punonjësit  për ofrimin e shërbimeve  të përditshme sipas kërkesave, por  ska pasur autobusë, pos   9 linjave ndërkombëtare.

Ai tregon se shumë udhtarë i'a kanë mësyer stacionit, duke menduar se ka autobusë, por të cilët janë detyruar të kthehen pas apo të bëjnë zgjdhje tjera. 

Siç po shihet stacioni është pa asnjë autobusë.  Stacioni do të jetë i hapur  dhe nuk do të mbyllet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco