Ukraina: 30 kamionë me ushtarë rusë mbërrijnë në Lugansk çdo ditë

Ukraina: 30 kamionë me ushtarë rusë mbërrijnë në Lugansk çdo ditë

07:43, 18/06/2022

''Të gjitha vendbanimet e lira në rajonin e Luganskut janë nën sulmet e ashpra ruse". 

Kështu deklaroi guvernatori i rajonit të Luganskut, Serhiy Gaidai, duke shtuar se 30 kamionë me ushtarë rusë mbërrijnë çdo ditë në zonë si përforcime. 

Vendi më i nxehtë është Severodonetsk.

 "Betejat në rrugë vazhdojnë në qendër, rusët kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit. Ushtarët rusë po vdesin masivisht, por çdo ditë e më shumë vrasës rusë vijnë për t'i zëvendësuar".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco