Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov

Putini vazhdon me ‘pastrimin e ushtrisë’, viktima e radhës është zëvendësi kryesor i gjeneralit Gerasimov

10:22, 23/05/2024

 Vadim Shamarin, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, është arrestuar.

Kështu raportojnë mediat lokale, duke shënuar ndalimin e fundit të një zyrtari të lartë ushtarak rus në javët e fundit, shkruan Newsweek.

Zhvillimi u raportua nga gazetat ruse Kommersant dhe Izvestia, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje.

Kommersant raportoi se ai u arrestua të mërkurën “në lidhje me rastin e mashtrimit të dyshuar”.

Shtëpia e Shamarinit u kontrollua dhe më pas ai u dërgua për t’u marrë në pyetje në Departamentin e Përgjithshëm të Hetimit Ushtarak të Komitetit Hetimor Rus.

Shamarin raportohet të jetë një ndihmës i lartë i gjeneralit më të lartë rus, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Një vendim i tillë vjen disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin kishte propozuar zëvendësimin e ministrit të tij të mbrojtjes dhe aleatit afatgjatë, Sergei Shoigu.

Dhe siç kishte shkruar Newsweek, shkarkimi i ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe anëtarëve të ekipit të tij mund të lidhet me një rrjedhje të sekreteve bërthamore, ka pohuar një ekspert.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco