Franca mbështet urdhrin e arrestit për Netanjahun

Franca mbështet urdhrin e arrestit për Netanjahun

07:10, 21/05/2024

Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pasi gjykata njoftoi vendimin e saj për të kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe udhëheqësit e Hamasit.

“Lidhur me Izraelin, i takon Dhomës së Procedurës Paraprake të gjykatës që të vendosë nëse do të lëshojë këto urdhra, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokurori për të mbështetur akuzat e tij,” tha të hënën ministria e jashtme franceze.

“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”.

Parisi tha gjithashtu se ka paralajmëruar "për shumë muaj" nevojën për respektim të rreptë me ligjet ndërkombëtare humanitare dhe "në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e aksesit humanitar".

Lëvizja e Francës shënon një ndarje të madhe midis pozicionit të saj dhe atij të aleatëve të saj perëndimorë, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Italinë dhe SHBA-në, ku presidenti Joe Biden e quajti vendimin "të ashpër".

Franca ka qenë një nga vendet e pakta perëndimore të gatshme për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, duke përfshirë kritikimin e vendimit të SHBA për të vënë veton në rezolutat e armëpushimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që herët dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Presidenti i SHBA Joe Biden kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhër-arreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

"Ne e refuzojmë kërkesën e ICC-së për urdhër-arrest," tha Biden në një ngjarje në Kopshtin e Trëndafilave për të festuar Muajin e Trashëgimisë Hebraike Amerikane. 

“Nuk ka asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit. Është e qartë se Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen civile. Më lejoni të jem i qartë, ajo që po ndodh nuk është gjenocid”, tha Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco