Presidenti iranian humbi jetën në aksident/ Sot ceremonia mortore, ja ku do të prehet trupi i pajetë i Raisit

Presidenti iranian humbi jetën në aksident/ Sot ceremonia mortore, ja ku do të prehet trupi i pajetë i Raisit

07:56, 21/05/2024

Ceremonitë mortore për presidentin dhe zyrtarët e tjerë të lartë të zhdukur do të fillojnë ditën e sotme në Tabriz, qyteti pranë vendit të rrëzimit të avionit.

Mediat e huaja raportojnë se varrimi i Raisit është planifikuar për të enjten e ardhshme, më 23 maj në Mashhad, ku ai lindi 63 vjet më parë. Vendi i zgjedhur është mauzoleumi i Imam Rezait, një nga faltoret kryesore shiite.

Kujtojmë se Raidi udhëtonte bashkë me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, teksa humbën të gjithë jetën, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në veri-perëndim të Iranit. Ndërkohë Irani ka shpallur dje 5 ditë zie kombëtare.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco