Arsenali futet fuqishëm në garë për Julian Alvarezin, gati 100 milionë euro dhe Gyökeres

Arsenali futet fuqishëm në garë për Julian Alvarezin, gati 100 milionë euro dhe Gyökeres

16:32, 24/07/2026

Arsenali është skuadra e fundit që ka hyrë me vendosmëri në garën për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez. Sipas raportimeve të ‘The Times’, londinezët janë të gatshëm të paraqesin një ofertë shumë të rëndësishme për ‘yllin’ e Atletikos së Madridit, duke përfshirë rreth 100 milionë euro, si edhe kartonin e Viktor Gyökeres.

E ardhmja e Alvarezit është kthyer në një nga temat më të nxehta të merkatos, pasi vetë lojtari deklaroi së fundmi se dëshiron të realizojë "ëndrrën e tij", fjalë që ndezën menjëherë spekulimet për një largim nga "Los Colchoneros". Megjithatë, drejtuesit e Atletikos reaguan menjëherë duke bërë të qartë se "Juliani nuk shitet".

Pavarësisht këtij qëndrimi, interesimi për kampionin e botës vazhdon të rritet. Barcelona mbetet prej kohësh në ndjekje të tij, por tani Arsenali duket se ka kaluar në ofensivë. Trajneri Mikel Arteta e konsideron Alvarezin objektivin kryesor për repartin ofensiv dhe i ka kërkuar klubit të bëjë një përpjekje maksimale për ta transferuar në Londër.

Sipas medieve angleze, oferta e Arsenalit mund të arrijë një vlerë totale prej rreth 165 milionë eurosh, duke shtuar në paketë edhe Viktor Gyökeres, sulmuesin suedez që vlerësohet rreth 65 milionë euro dhe që shkëlqeu në sezonet e fundit me golat e tij.

Atletiko vazhdon të këmbëngulë se nuk dëshiron ta shesë yllin e saj, por nuk përjashtohet mundësia e negociatave nëse oferta vjen nga një klub jashtë Spanjës dhe arrin shifra të jashtëzakonshme. Ndërkohë, Alvarez nuk ka bërë më deklarata publike pas komenteve që trazuan ambientin në Madrid, ndërsa gara për firmën e tij po bëhet gjithnjë e më e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco