Ancelotti i mbyll derën Italisë, konfirmon vazhdimin e projektit me Brazilin

Ancelotti i mbyll derën Italisë, konfirmon vazhdimin e projektit me Brazilin

09:44, 24/07/2026

Carlo Ancelotti nuk do të ulet në stolin e Kombëtares së Italisë. Trajneri italian ka refuzuar interesimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), duke konfirmuar se dëshiron të vazhdojë projektin me Brazilin.

Sipas raportimeve të “GE Globo”, drejtuesit e FIGC-së kishin zhvilluar kontakte paraprake për të kuptuar situatën kontraktuale të Ancelottit dhe mundësinë e largimit të tij nga kombëtarja braziliane.

Lajmi u konfirmua edhe nga Paolo Maldini, drejtori i ri teknik i kombëtareve të Italisë, i cili zbuloi se bisedimet kishin nisur rreth dy javë më parë.

Megjithatë, përgjigjja e trajnerit 67-vjeçar ishte e prerë. Ancelotti nuk ka ndërmend të largohet nga Brazili, sidomos pasi ka rinovuar së fundmi kontratën me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF) deri në vitin 2030.

Pas këtij refuzimi, Federata Italiane është detyruar të kërkojë alternativa të tjera për stolin e “Axurrëve”.

Mes emrave që po shqyrtohen është edhe Pep Guardiola, me drejtuesit italianë që synojnë të gjejnë pasuesin e Gennaro Gattusos.

Aktualisht, Ancelotti ndodhet me pushime në Kanada, ndërsa gjatë muajit gusht do të rikthehet në Rio de Janeiro për të nisur përgatitjet e Brazilit për ndeshjet miqësore të shtatorit kundër Australisë.

Refuzimi i tij për Italinë konfirmon se projekti me “Seleçaon” mbetet prioriteti absolut i një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco