Shkëndija bie me përmbysje në Slloveni, por kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit

Shkëndija bie me përmbysje në Slloveni, por kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit

22:41, 23/07/2026

Shkëndija e Tetovës u largua me humbje nga transferta ndaj Bravos, pasi u mposht me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në Lubjanë.

Skuadra tetovare e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 11-të. Endrit Krasniqi fitoi një penallti dhe më pas e shndërroi vetë në gol, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.

Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm tetë minuta. Në minutën e 19-të, Kopatin realizoi golin e barazimit për vendasit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në baraspeshë 1-1.

Në fraksionin e dytë, Bravo përmbysi gjithçka. Në minutën e 56-të, Jakoslav Stankoviç shënoi golin që rezultoi vendimtar për fitoren 2-1 të skuadrës sllovene.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija zhvilloi një ndeshje të mirë në aspektin e lojës. Ekipi nga Tetova dominoi në posedimin e topit me 61 për qind dhe regjistroi pesë goditje në kuadrat, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet e krijuara.

Gjithsesi, asgjë nuk është vendosur ende. Humbja minimale mban të hapur garën për kualifikim dhe Shkëndija do të ketë mundësinë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco