Probleme për Dinamon para ndeshjes me Aluminij, tre lojtarë mbeten jashtë për shkak të vizave

Probleme për Dinamon para ndeshjes me Aluminij, tre lojtarë mbeten jashtë për shkak të vizave

20:02, 23/07/2026

Dinamo do të përballet këtë mbrëmje me Aluminijn në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por trajneri Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion tre futbollistë të rëndësishëm.

Mustafa Koma, Brajt Xhejms dhe Malomo kanë mbetur jashtë skuadrës pasi nuk kanë arritur të pajisen me vizat e nevojshme për të udhëtuar drejt Sllovenisë. Mungesa e dokumentacionit i ka penguar tre lojtarët afrikanë të jenë pjesë e sfidës evropiane.

Si pasojë, Dinamo do të zbresë në fushë me një formacion të përbërë tërësisht nga futbollistë shqiptarë, një situatë e pazakontë duke pasur parasysh se klubet e Superiores kanë afruar një numër të madh lojtarësh të huaj gjatë sezonit të fundit.

Mungesat pritet të ndikojnë në zgjedhjet e Ilir Dajës, sidomos në repartin mbrojtës. Malomo ishte titullar në ndeshjen e kaluar ndaj Astanës në Kazakistan, ndërsa Mustafa Koma u aktivizua në pjesën e dytë të atij takimi. Në përballjen me Aluminijn, vendin e Malomos në formacion e merr Ruçi.

Pavarësisht këtyre problemeve, Dinamo udhëton me moral të lartë në Slloveni, pas suksesit ndaj Astanës në turin e parë kualifikues. Blutë synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së tretë të Ligës së Konferencës, edhe pse do të duhet të përballojnë mungesa të rëndësishme në këtë transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco