Dinamo zbret sot në fushë për sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet në transfertë me skuadrën sllovene Aluminij. Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe trajneri Ilir Daja ka vendosur formacionin me të cilin do të kërkojë një rezultat pozitiv.
Në krahasim me përballjen e fundit ndaj Astanës, tekniku kryeqytetas ka bërë disa ndryshime në 11-shen titullare. Risia kryesore është aktivizimi i Ruçit, i cili merr vendin e Malomos në formacionin bazë.
Megjithatë, skema taktike mbetet e pandryshuar. Dinamo do të luajë me sistemin 3-5-2, një formacion që do të përdoret edhe nga skuadra vendase e Aluminij.
Skuadra shqiptare shihet si favorite për të kaluar më tej në këtë duel, duke pasur më shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, Aluminij vjen në këtë përballje pasi e mbylli sezonin e fundit në vendin e shtatë në kampionatin slloven me 10 skuadra, por siguroi pjesëmarrjen në Europë falë triumfit në Kupën e Sllovenisë.
Dinamo synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit që në ndeshjen e parë, përpara sfidës së kthimit që do të zhvillohet në Tiranë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: