Manchester City thyen rekordin, zyrtarizon blerjen e re për 135 milionë euro

Manchester City thyen rekordin, zyrtarizon blerjen e re për 135 milionë euro

20:20, 23/07/2026

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest, në një operacion rekord me vlerë 135 milionë euro.

Me këtë marrëveshje, “Qytetarët” thyejnë rekordin e tyre të mëparshëm në merkato, duke kaluar shifrën e paguar në vitin 2021 për Jack Grealish, i cili ishte transferuar nga Aston Villa.

Anderson ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin kampion të Anglisë dhe pritet të jetë një nga shtyllat e projektit të ri në “Etihad Stadium”.

Ky është gjithashtu transferimi i parë i Manchester City-t pas largimit të Pep Guardiolës. Në pankinën e skuadrës angleze tashmë është ulur Enzo Maresca, ish-trajneri i Chelsea-t, i cili ka nisur menjëherë ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.

Me investimin prej 135 milionë eurosh për 23-vjeçarin, City jep një sinjal të qartë se synon të mbetet në elitën e futbollit anglez dhe europian edhe në epokën pas Guardiolës, duke i besuar një prej mesfushorëve më të talentuar të futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco