Dinamo merr një barazim me vlera në Slloveni, gjithçka do të vendoset në ‘Elbasan Arena’

Dinamo merr një barazim me vlera në Slloveni, gjithçka do të vendoset në ‘Elbasan Arena’

22:30, 23/07/2026

Dinamo ka dalë me një rezultat pozitiv nga transferta ndaj Aluminijt, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një paraqitje të mirë dhe ruan shanse të plota për kualifikim, që do të vendoset në takimin e kthimit në “Elbasan Arena”.

Blutë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 15-të. Hekuran Berisha finalizoi me sukses një aksion të skuadrës shqiptare dhe i dha avantazhin Dinamos.

Më pas, kryeqytetasit krijuan edhe disa raste të tjera të rrezikshme për të thelluar diferencën. Momenti më spektakolar erdhi nga Eridon Qardaku, i cili ishte shumë pranë një eurogoli me goditje dënimi, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.

Kur dukej se Dinamo po shkonte drejt një fitoreje të rëndësishme, Aluminij gjeti golin e barazimit në minutën e 83-të. Pas një situate të paqartë në zonën e skuadrës shqiptare, Vrbanec përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Gjithsesi, barazimi në transfertë mbetet një rezultat i favorshëm për Dinamon, e cila do të kërkojë të sigurojë kualifikimin përpara tifozëve të saj në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në “Elbasan Arena”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco