Conference League/ Dinamo luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij

Conference League/ Dinamo luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij

12:33, 22/07/2026

Pas kualifikimit të suksesshëm në raundin e dytë të Conference League, Dinamo do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të këtij raundi, ku do të përballet ndaj ekipit slloven të Aluminij.

Kryeqytetasit do ta luajnë takimin e parë në transfertë, në Slloveni, me sfidën që do të nisë në orën 20:00.

Dinamo synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Astanës në raundin e parë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në fazën e dytë të kompeticionit, me objektivin për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco