‘Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem, nëse është në formë, do ta ftoj në kombëtare

‘Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem, nëse është në formë, do ta ftoj në kombëtare"

17:44, 10/07/2026

Trajneri i ri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për herë të parë për raportin e tij me Cristiano Ronaldon, duke bërë të qartë se kapiteni i kombëtares do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit për sa kohë që do të jetë në gjendjen e duhur fizike.

Jesus, i cili ka marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares portugeze, u përball menjëherë me një nga temat më të diskutuara: të ardhmen e Ronaldos me "Seleção".

"Ende nuk kam folur me Cristianon. Ai nuk do të jetë kurrë problem, as për kombëtaren dhe as për mua. Kur të vijë momenti për të marrë një vendim, do të bisedoj me të, ashtu si edhe me të gjithë lojtarët e tjerë. Cristiano është një simbol i futbollit portugez dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë. Kam pasur kënaqësinë ta stërvis këtë vit dhe është shumë e lehtë të punosh me të", deklaroi Jesus.

Trajneri theksoi se grumbullimi i Ronaldos do të varet vetëm nga forma e tij sportive dhe nevojat e ekipit.

"Do të jetë gjithmonë ai që do të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë me karrierën e tij. Nëse vazhdon të luajë dhe është në gjendjen e duhur për t'u grumbulluar, unë do ta ftoj, gjithmonë duke menduar për atë që është më e mira për Portugalinë", u shpreh ai.

Jorge Jesus sqaroi gjithashtu se nuk do të ketë trajtim të veçantë për pesë herë fituesin e "Topit të Artë", pavarësisht statusit të tij legjendar.

Për ta ilustruar këtë, ai kujtoi periudhën kur punuan së bashku te Al Nassr.

"Sezonin e kaluar zhvilluam 50 ndeshje dhe Cristiano luajti në 31 prej tyre. Në kampionat e zëvendësova 16 herë. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë atë që ai është si futbollist me atë që jam unë si trajner. Vendimet teknike më takojnë mua", përfundoi Jesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco