Francë-Marok, formacionet zyrtare: Doué titullar, Brahim Diaz si nr. 9 fals

Francë-Marok, formacionet zyrtare: Doué titullar, Brahim Diaz si nr. 9 fals

20:58, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së parë të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut, ndeshje që nis në orën 22:00.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk ka bërë surpriza në zgjedhjet e tij. Në portë konfirmohet Mike Maignan, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Jules Koundé, Dayot Upamecano, William Saliba dhe Lucas Digne, i cili tashmë ka fituar vendin e titullarit ndaj Theo Hernandez.

Në mesfushë do të luajnë dy futbollistët e Serisë A, Manu Koné dhe Adrien Rabiot, ndërsa pas Kylian Mbappé-së do të veprojnë Ousmane Dembélé, Michael Olise dhe Désiré Doué. Ky i fundit ka fituar balotazhin me Bradley Barcola pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen ndaj Paraguajit.

Nga ana tjetër, Maroku vjen me mungesën e rëndësishme të Saibari, një prej lojtarëve më të spikatur të skuadrës në këtë Botëror. Përpara portierit Yassine Bounou do të vendosen Achraf Hakimi, Noussair Mazraoui, Diop dhe Salah-Eddine.

Dyshja Bouaddi-El Aynaoui do të mbulojë mesfushën, ndërsa Talbi, Ounahi dhe El Khannouss do të mbështesin Brahim Diaz-in, i cili do të luajë në rolin e "9"-shit fals.

Formacionet zyrtare:

Franca (4-2-3-1): Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Digne; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé.

Maroku (4-2-3-1): Bounou; Hakimi, Mazraoui, Diop, Salah-Eddine; Bouaddi, El Aynaoui; Talbi, Ounahi, El Khannouss; Brahim Diaz.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco