Eurodeputetët kërkojnë hetim ndaj Infantinos për çështjen ‘Balogun’

Eurodeputetët kërkojnë hetim ndaj Infantinos për çështjen ‘Balogun’

19:55, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të kritikave pasi dhjetëra eurodeputetë kanë kërkuar nisjen e një hetimi lidhur me vendimin që lejoi sulmuesin e Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, të luante në Botërorin 2026, pavarësisht një kartoni të kuq të marrë më parë.

Sipas “Associated Press”, eurodeputetët Barry Andrews, Lara Wolters dhe Niels Fuglsang kanë kritikuar ashpër vendimin e FIFA-s për të hequr pezullimin e Balogunit, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen që SHBA fitoi ndaj Bosnjë Hercegovinës.

Ligjvënësit e kanë cilësuar këtë vendim si “një turp dhe një shtrembërim të drejtësisë”, duke argumentuar se ai dëmton integritetin e garës dhe krijon një precedent të rrezikshëm.

Përmes një letre zyrtare, ata u kanë bërë thirrje edhe federatave kombëtare të futbollit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t'i kërkojnë Komisionit të Etikës të FIFA-s të hapë një hetim për të verifikuar nëse vendimi është ndikuar nga presione politike.

Në veçanti, eurodeputetët kërkojnë të sqarohet nëse administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kanë ushtruar ndikim mbi FIFA-n për heqjen e pezullimit të Balogunit, si dhe nëse janë shkelur parimet e neutralitetit politik.

Sipas tyre, iniciativa po fiton mbështetje të gjerë, pasi deri tani 35 eurodeputetë kanë firmosur letrën që kërkon hetimin.

Nga ana tjetër, FIFA ka mbrojtur vendimin e saj, duke deklaruar se heqja e pezullimit të Balogunit është marrë në mënyrë të pavarur nga Komiteti Disiplinor i organizatës dhe pa asnjë ndërhyrje të jashtme.

Çështja ka ndezur debat në futbollin ndërkombëtar dhe pritet të sjellë tensione të reja mes institucioneve sportive dhe përfaqësuesve politikë evropianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco