Jürgen Klopp është bërë një nga protagonistët e rrjeteve sociale gjatë Botërorit 2026, por këtë herë jo për një rezultat apo një lëvizje taktike. Ish-trajneri i Liverpoolit u kthye në qendër të vëmendjes për një moment të veçantë jashtë fushës, gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë.
Klopp u filmua në tribunë duke ndjekur sfidën dhe duke shijuar një pjatë me patate të skuqura të shoqëruara me një sasi të madhe ketchup-i. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke sjellë një valë reagimesh, komentesh dhe memesh nga tifozët.
Trajneri gjerman, i cili përflitet si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë në të ardhmen, tregoi edhe një herë anën e tij spontane dhe njerëzore larg pankinës.
Pas viteve të kaluara në nivelet më të larta të futbollit, Klopp këtë herë u shfaq thjesht si një tifoz që shijon atmosferën e një Botërori, duke fituar simpatinë e publikut me një moment të zakonshëm, por që u kthye menjëherë në viral.
© SYRI.net