Goli i anuluar i mbrojtësit kroat Joško Gvardiol në minutën e 103-të të ndeshjes ndaj Portugalisë ka sjellë reagime të forta në të dy kampet, me zemërim në radhët e Kroacisë dhe lehtësim te Portugalia.
Në aksionin vendimtar, goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, i cili u mbështet në të dhënat e teknologjisë së topit “Trionda”, e përdorur në kompeticionin aktual.
Sipas analizës teknike, një kontakt minimal i lojtarit Matanoviç me topin ka qenë vendimtar. Edhe pse prekja ishte thuajse e padukshme, sensori i integruar në top ka regjistruar një kontakt shumë të lehtë, i mjaftueshëm për të aktivizuar pozicionin jashtë loje të Gvardiol.
Teknologjia “Connected Ball Technology”, e integruar në topin Trionda, përdor një çip me sensor lëvizjeje 500 Hz që dërgon të dhëna në kohë reale te sistemi VAR, duke mundësuar identifikimin e saktë të çdo prekjeje të topit nga lojtarët.
Sistemi është përdorur edhe në turne të mëparshëm madhorë, përfshirë Kupën e Botës në Katar dhe Kampionatin Evropian, ku ka sjellë vendime të diskutueshme në situata të ngjashme.
Në këtë rast, teknologjia ka qenë vendimtare në anulimin e golit të minutave të fundit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes dhe duke ndezur debate për përdorimin e sistemeve të avancuara në futbollin modern.
© SYRI.net