Babai i Neymarit i dërgon mesazh emocionues pas tërheqjes nga Brazili: Bir, vazhdo të luash futboll!

Babai i Neymarit i dërgon mesazh emocionues pas tërheqjes nga Brazili: Bir, vazhdo të luash futboll!

17:41, 07/07/2026

Eliminimi i Brazilit nga Botërori 2026 pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë shënoi fundin e një epoke për Neymar Jr. Sulmuesi 34-vjeçar i Santosit njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund aventurës së tij me fanellën e “Seleçaos”.

Pas këtij vendimi, babai i Neymarit, Neymar Sr., reagoi në rrjetet sociale me një mesazh shumë emocional për djalin e tij, duke i kujtuar rrugëtimin e gjatë dhe ëndrrat që ende mund të realizohen.

“Bir… çfarë rrugëtimi. Një ëndërr që ende nuk është realizuar nuk do të thotë se ka vdekur”, shkroi ai.

Neymar Sr. theksoi se ka parë nga afër rritjen e djalit të tij, nga një fëmijë me pasion për futbollin deri te një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.

“E pashë djalin të bëhej një nga futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij. Të jesh më i miri nuk varet nga mosha apo rrethanat”, u shpreh babai i yllit brazilian.

Më pas, ai i dha një këshillë të drejtpërdrejtë si prind: “Dua të të kërkoj diçka si baba: bir, vazhdo të luash futboll”.

Në mesazhin e tij, Neymar Sr. e nxiti sulmuesin të rikthejë gëzimin e lojës dhe të shijojë sërish momentet me topin në këmbë.

“Zoti të ka dhënë një tjetër mundësi për të bërë atë që ke dashur gjithmonë. Shijoje futbollin. Mos ki frikë nga e nesërmja. Jeto të sotmen. Stërvitu. Buzëqesh. Luaj futboll. Kthehu për të mahnitur njerëzit përsëri”, përfundoi ai.

Pavarësisht tërheqjes nga kombëtarja braziliane, Neymar ende mund të vazhdojë karrierën në nivel klubesh, ndërsa mesazhi i babait të tij tregon se dashuria për futbollin mbetet ende një forcë e madhe në jetën e yllit brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco