Argjentinë-Egjipt, zbardhen formacionet zyrtare, Messi apo ‘Faraoni’ në çerekfinale?

Argjentinë-Egjipt, zbardhen formacionet zyrtare, Messi apo ‘Faraoni’ në çerekfinale?

16:58, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Botërori 2026 vijon këtë të martë me një nga përballjet më tërheqëse të fazës së 1/8 së finales, ku Argjentina do të sfidojë Egjiptin për një vend në çerekfinale.

Kampionët në fuqi synojnë mbrojtjen e titullit dhe të hedhin një tjetër hap drejt trofeut të katërt në historinë e tyre. Fituesi i kësaj sfide do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

Nga ana tjetër, Egjipti është pranë një momenti historik. Përfaqësuesja afrikane nuk ka arritur kurrë më parë të kualifikohet në çerekfinalet e një Kampionati Botëror dhe një fitore ndaj Argjentinës do të përbënte suksesin më të madh në historinë e futbollit egjiptian.

Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy kombëtareve dhe e para në një fazë me eliminim direkt të Botërorit. Argjentina ka triumfuar në të dy takimet e mëparshme: fillimisht në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike të Amsterdamit në vitin 1928 dhe më pas në një ndeshje miqësore të zhvilluar në vitin 2008.

Vëmendja do të jetë e përqendruar te dy yjet më të mëdhenj të skuadrave. Lionel Messi synon të vazhdojë formën e shkëlqyer para portës dhe të marrë kryesimin në garën për “Këpucën e Artë”, ndërsa Mohamed Salah do të përpiqet të udhëheqë Egjiptin drejt një kualifikimi historik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco