Demonstruesit paqësore dhe xhagajduri i Rilindjes

Demonstruesit paqësore dhe xhagajduri i Rilindjes

Nga Agim Nesho - 10/07/2026

Protesta popullore e shqiptarëve kundër një regjimi të papërgjegjshëm, hajdut të Edi Ramës është shkalla më e lartë e emancipimit të një shoqërie demokratike që kërkon të mbrojë demokracinë si sistemin politik që ajo ka zgjedhur vetë.

Ajo është një protestë legjitime, pak e vonuar por e domosdoshme për fatet e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Megjithëse protesta hyri në ditën e saj të 41-të, xhagaj i Rilindjes vazhdon të jetë indiferent dhe për më tepër vazhdon me diarrenë e tij propagandistike, me shfaqjen e një imbecili deficent në arenën ndërkombëtare, me guximin e çmendur për të vazhduar shpërdorimin e fondeve publike si në rastin e koncertit të K. West dhe me guximin anadollak të një të çmenduri, që jo vetëm nuk largohet kur populli e kërkon, por përpiqet ta paralizojë protestën dhe të thyejë individë.

Pra nuk kemi një protestë popullore në kushtet e një regjimi demokratik. Sot kemi frymëzimin dhe paqen që vjen nga demonstrimi paqësor i gjithë shoqërisë për ndryshim, dhe nga ana tjetër rezistencën e një autokracie të korruptuar që mban vendin peng me ndihmën e krimit të organizuar. Kjo është një ndeshje e pabarabartë në një fushë loje ku rregullat vazhdon ti vërë xhagaj mafioz i Rilindjes.

Por si mundet që Protesta të realizojë qëllimet e saj?

Së pari, ‘Vox populi, Vox dei’. Protesta duhet ti realizojë kërkesat e saj me çdo çmim dhe në çdo formë. Populli duhet të kuptojë që regjimi i urryer i Ramës nuk është një regjim demokratik dhe si e tillë forca e protestës nuk mund të kufizohet.

Së dyti, në një revolucion popullor marrin pjesë të gjithë, pavarësisht bindjeve politike e sociale, vetëm duke pranuar 5 pikat e protestës-DORËHEQJEN E EDI RAMËS. Pavarësisht vlerave dhe meritave të grupit organizator, ata nuk mund të përdorin metoda selektive dhe diferencuese për të larguar individë dhe personalitete të çdo ane. Veprimet që kemi parë në largimin e drejtuesve të partive dhe individëve të angazhuar politikisht dhe në formacione të tjera, prishin forcën e protestës. Tribuna duhet të jetë e hapur për ide nga të gjitha palët.

Së treti, protesta popullore nuk mund të realizojë qëllimet e saj pa u bashkuar pa paragjykim me opozitën Shqiptare, që ka meritën e demaskimit të regjimit për më shumë se një dekadë. Tendenca për ta vënë opozitën në një plan me regjimin kleptokrat i shërben si frymëmarrje regjimit të Ramës për të treguar se të gjithë janë njësoj dhe për të forcuar thëniet e Ramës se korrupsioni është një fenomen endemik i shoqërisë ballkanike dhe ne nuk mund të gjykohemi.

Së katërti, protesta duhet të realizojë qëllimin e saj kryesor: dorëheqjen e Ramës dhe kthimin e parave të vjedhura shqiptarëve. Ajo nuk mund ta humbë forcën e saj duke tentuar të krijojë një formacion politik për të realizuar kërkesat e saj. Kjo mund të ndodhë vetëm kur të realizohet rënia e regjimit të Ramës. Nuk mund të realizosh idenë e Shqipërisë së re në të njëjtën kohë kur ke nëpërkëmbë një regjim kriminal si regjimi Rama, që për mbajtjen e pushtetit mund të bëjë çdo gjë.

Së pesti, protesta e gjeneratës Z dhe popullit patriot duhet të përcaktojë një stad të ri të zhvillimit të Shqipërisë moderne. Mesazhet e saj nuk mund të ngrihen duke mohuar çdo gjë në të shkuarën tonë. Gjenerata ime është rritur nga një propagandë e shfrenuar për të goditur Mbretin Zog si një figurë e urryer. Më vonë gjatë tranzicionit urrejtja u mboll në grupet politike më të mëdha kundër dy udhëheqësve Nano-Berisha.

Nuk kanë shpëtuar nga hedhja baltë për Nolin, si i dashuruar me regjimin e sovjetëve, Mehmet Shehun si agjent i imperializmit dhe vetë akuzat për krijuesin e shtetit Shqiptar Ismail Qemali për aferën e armëve. Po të shikosh historinë e popullit tonë do të shikosh që kemi hedhur baltë mbi regjimet paraardhëse. Edhe figura e padiskutueshme e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, në regjimin e errët të Edi Ramës, po zëvendësohet portreti i tij me atë të Ramës për të përgatitur planet që një ditë të zëvendësohet prej tij si një lider me përmasa botërore.

Ideja e Shqipërisë së re nuk mund të ngrihet nga hiçi duke mohuar ‘en bloc’ tranzicionin. Shqipëria e re do të ngrihet mbi ide dhe platforma moderne për të zhvilluar dhe përparuar vendin dhe jo në bazë urrejtjen dhe justifikuar konformizmin e shoqërisë tonë. Shqipëria e re duhet të jetë objektivi ynë vetëm kur të rrëzohet regjimi, rikthimi i shtetit të së drejtës dhe kthimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Si përfundim, ky revolucion dhe protesta mbarëkombëtare duhet të udhëhiqet nga shembulli i kombeve më revolucionare që kanë bërë histori. Ashtu siç ka thënë një nga baballarët e kombit amerikan Thomas Xheferson, pema e lirisë duhet të rifreskohet nga sakrificat e patriotëve…

Do të jenë këta patriotë që do të bëjnë të mundur Shqipërinë e re.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco