Publikohen formacionet zyrtare/ Shihni si rreshtohen PSG dhe Dortmund në kërkim të finales

Publikohen formacionet zyrtare/ Shihni si rreshtohen PSG dhe Dortmund në kërkim të finales

20:07, 07/05/2024

PSG zbret në fushën e “Parc des Princes” këtë mbrëmje me synimin e qartë: të përmbysje humbjen 1-0 të një jave më parë në Dortmund dhe të luajë finalen e Championsit.

Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha mjetet për të fituar para publikut vendës.

Lucas Hernandez do të mungojë, pasi i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayernit në gusht të katër viteve më pare, në Lisbonë, në një stadium bosh “Da Luz”, për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Orsato, me një trupë tërësisht italiane edhe në VAR.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco