Manchester United i jep leksion Cityt në pjesën e parë në finalen e Fa Cup

Manchester United i jep leksion Cityt në pjesën e parë në finalen e Fa Cup

17:00, 25/05/2024

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 për “Djajtë e Kuq” pjesa e parë e finales së FA Cup mes Manchester United dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Në minutën e parë të takimit Erling Haaland u rrëzua brenda zonës së kundërshtarit, por gjyqtari refuzoi që të jap penallti.

“Djajtë e Kuq” morën avantazhin në minutën e 30-të me anë të Alejandro Garnachos, i cili shënoi  për rezultatin 1-0 në portën e zbrazët pas një gabimi fatal të Josko Gvardiol.

Të besuarit e Ten Hag nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Kobbie Mainoo, i cili shënoi në minutën e 39-të për rezultatin 2-0 pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes.

Në rast fitoreje të “Djajve të Kuq”, ky do të ishte trofeu i vetëm për ta në këtë sezon të garave dhe i cili do t’u siguronte atyre futbollin evropian për sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco