VIDEO/ Vendos goli i Bellinghamit, Anglia merr kreun e Grupit C

VIDEO/ Vendos goli i Bellinghamit, Anglia merr kreun e Grupit C

22:56, 16/06/2024
A+ Aa A-

Një gol i yllit Xhud Bellingam i ka mjaftuar Anglisë për të nisur me një fitore ecurinë e saj në EURO 2024, teksa ka mundur Serbinë në ndeshjen hapëse.

“Tre Luanët” e Anglisë kanë arritur të sigurojnë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit kanë mundur Serbinë me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “ylli” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili dërgoi në rrjetë një krosim të Bukayo Saka, duke shënuar kështu golin e fitores për djemtë e Gareth Southgate, si dhe të 25-tin këtë sezon, ku bashkë me 16 asistimet e arrira dhe dy trofe është drejt sigurimit të “Topit të Artë”, për herë të parë në karrierë.

Falë kësaj fitoreje, Anglia ngjitet në vendin e parë të Grupit D, me 3 pikë të plota 2 më shumë se Danimarka e Sllovenia. Ndërkaq, ndeshjen e radhës “Tre Luanët” do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës, ndërsa Serbia do të përballet me Slloveninë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco