EURO 2024/ Kona: Broja duhet të jetë lider në këtë evropian. Zeko: Presim kualifikimin

11:19, 14/06/2024
A+ Aa A-

Të ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar rreth temës së ditës në mbarë europën dhe veçanërisht në vendin tonë ‘Euro 2024’ ishin ekspertët e futbollit  Enkeleda Zeko dhe Tami Kona.

Të ftuarit janë shprehur se Shqipëria është në këtë europin ndryshe nga viti 2016 pasi grupi është në një nivel më të mirë dhe na kanë bërë krenar me paraqitjet e tyre.

"Kombëtarja na ka bërë krenar me pjesëmarrjen në Euro 2024. Kjo kombëtare është tjetër gjë në krahasim me vitin 2016 dhe me plot gojë e them s kjo kombëtare na ka bërë të jem krenar.

Kemi një lider si Gjimshitit i cili ngriti trofeun e Europa League. Kemi probleme pasi ka lojtar që nuk kanë minuta, portierët janë më eksperiencë pasi një prej tyre mori pjesë në Euro 2016.

Broja duhet të jetë lider në këtë europian."

Zeko është shprehur se nesër presim përballjen e madhe me Italinë fqinje dhe erdhi dita që të kemi një ndeshje me një skuadër legjendë si Italia.

"Sot luan Gjermania vendi organizator, por nga numri i tifozëve Gjermania është i pari por Shqipëria është e dyta dhe mediat evropiane e cilësojnë si vendi  i cili do të jetë numrin  më të lartë të tifozëve.

Në fund jam e bindur se do të jetë tifozeria më e zjarrtë në këtë eveniment. Nesër presim përballjen e madhe me Italinë fqinje dhe erdhi dita që të kemi një ndeshje me një skuadër legjendë si Italia.

Ne si synim kemi të fitojmë dhe të kalojmë grupit nisur dhe nga deklaratat e federatës dhe drejtuesve të kombëtares."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco