Lista e Shqipërisë/ Cili është vendimi i Sylvinhos për Armando Brojën dhe Jasir Asanin...?

Lista e Shqipërisë/ Cili është vendimi i Sylvinhos për Armando Brojën dhe Jasir Asanin...?

16:33, 25/05/2024

Trajneri i skuadrës kombëtare, Sylvinho, do të publikojë ditën e hënë (ora 16:00) listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Tifozët po presin me emocione listën e brazilianit, ndërkohë që me shumë gjasa Armando Broja dhe Jasir Asani do të jenë pjesë e saj.

Dy sulmuesit kanë mbërritur në Shqipëri dhe po stërviten në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur më herët se të tjerët përgatitjet.

Broja ndoqi nga afër edhe takimin e “Final 4” Skënderbeu-Vllaznia (3-2), i vlefshëm për vendin e tretë në Superiore.

Dy ndër lojtarët më cilësorë të Kombëtares, nga të cilët pritet shumë në Gjermani 2024, janë të karikuar në maksimum dhe po presin me padurim të nisin stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës.

Shqipëria do të përfaqësohet nga 26 futbollistë në Europian. Lojtarët fillimisht do të grumbullohen në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja do të zhvillojë dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor, 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor, 19:00), në “Haladas Sportkomplexum”.

Në datën 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja kuqezi do të debutojë në finalet e Europianit në datën 15 qershor.

Kundër Italisë, duel që do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Katër ditë më pas sfida përballë Kroacisë në “Volksparkstadion” (15:00) të Hamburgut dhe ndaj Spanjës në datën 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” (21:00), Dusseldorf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco