Vdes në luftën me Rusinë peshëngritësi i njohur ukrainas

Vdes në luftën me Rusinë peshëngritësi i njohur ukrainas

16:15, 07/05/2024

Peshëngritësi Oleksandr Pielieshenko, i cili përfaqësoi Ukrainën në Lojërat Olimpike Rio 2016, ka vdekur gjatë konfliktit me Rusinë.

30-vjeçari i ishte bashkuar ushtrisë menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në 2022.

“Oleksandr humbi jetën duke mbrojtur vendin e tij”, tha Komiteti Olimpik Kombëtar i Ukrainës.

Ai fitoi medaljen e artë evropiane në 2016 dhe 2017, teksa u ndalua më vonë pasi dështoi në një test dopingu në 2018.

Një tjetër atlet ukrainas, Vladyslav Heraskevych, tha se më shumë se 400 sportistë profesionistë ukrainas kanë vdekur në luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco