Askush si ai, Allegri futet në histori dhe bëhet trajneri i parë që…

Askush si ai, Allegri futet në histori dhe bëhet trajneri i parë që…

09:30, 16/05/2024

Mbrëmja e djeshme ishte tepër speciale për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegri, i cili fitoi trofeun e pestë të Kupës së Italisë në karrierë, duke u bërë trajneri i parë në histori, që arrin ta ngrejë 5 herë lartë këtë trofe.

Allegri parakaloi kështu Sven Goran Erikson dhe Roberto Mançinin që kishin arritur ta fitonin nga 4 herë këtë trofe.

Vlen të theksohet fakti se për Juventusin, kjo e fituar mbrëmjen e sotme ndaj Atalantës, ishte kupa e 15-të në histori.

“Zonja e Vjetër” ka fituar 6 nga 8 finalet e fundit të Kupës së Italisë, përfshirë dy të fundit kundër Atalantës në vitet 2021 dhe 2024. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco