VIDEO/ Ajeti: Do kërkojmë rezultat pozitiv në çdo sfidë, i kemi shpresat për kualifikim

VIDEO/ Ajeti: Do kërkojmë rezultat pozitiv në çdo sfidë, i kemi shpresat për kualifikim

14:02, 11/06/2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlarti” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti, në konferencën për shtyp, nga ku fillimisht ka folur për eksperiencën e tij të dytë në një Kampionat Evropian me fanellën e “Legjionarëve”.

“Ndihem shumë mirë që jam grumbulluar për herë të dytë në Kombëtare për Kampionatin Evropian. Është diçka speciale. Nuk e di nëse do të jem titullar apo jo, këtë gjë e di trajneri, por do të jem në çdo moment në mbështetje të Kombëtares”,- u shpreh qendërmbrojtësi “shtatlartë”.

“Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Besoj se jam përgatitur mirë. Këto ndeshjet e fundit miqësore më kanë bërë shumë mirë dhe besoj se jam 100% gati. Shpresat për kualifikimin e mëtejshëm e kemi në çdo sfidë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ne do të japim maksimumin. Do të kërkojmë rezultatin pozitiv në çdo sfidë”, u shpreh mbrojtësi i “Legjionarëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco