U dënua me nëntë vite për përdhunimin e shqiptares, Robinho mëson zanat të ri në burg

U dënua me nëntë vite për përdhunimin e shqiptares, Robinho mëson zanat të ri në burg

15:23, 11/06/2024

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Robinho, po vuan dënimin me nëntë vjet për përdhunimin e një shqiptareje në Itali dhe tashmë po mëson një zanat të ri në burg.

Talenti i madh brazilian, i cili tashmë është 40 vjeç, ndodhet në burg që nga viti 2022, duke vuajtur një dënim shumëvjeçar për përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare në një diskotekë.

Në vitin 2017, një gjykatë në Milano dënoi atë dhe pesë bashkatdhetarë të tjerë për përdhunimin në grup të një gruaje në një diskotekë dhe gjithçka u konfirmua nga Gjykata e Lartë italiane në vitin 2022.

Megjithatë, Robinho nuk po pushon në burg, pasi po mëson një zanat të ri.

Pasuria e tij llogaritet në 71 milionë euro dhe tani ai do të riparojë televizorë, radio dhe pajisje të tjera elektrike në amvisëri.

Ai iu bashkua programit të formimit profesional, të cilin shteti synon të lehtësojë kthimin e tyre në shoqëri.

“Ai punon në heshtje dhe nuk është ndërhyrës. Ai është një shembull i vërtetë i një të burgosuri që nuk ka problem me të tjerët. I dhanë edhe atlete që të luajë futboll kur të jetë koha për rekreacion, dhe sa i përket mësimit të një zanati, ai ka plotësuar 600 orë punë. Është e vështirë të thuash se ai kënaqet apo jo, por kjo e ndihmon atë ta kalojë kohën më shpejt”, tha avokati i Robinhos, Mario Rosso Vale.

Avokatët e tij po punojnë për ta nxjerrë nga burgu në vitin 2027, kur ai do të ketë kryer pothuajse gjysmën e dënimit.

Në karrierën e tij, Robinho ndër të tjera luajti për Real Madrid, Manchester Cityn, Milanin dhe dhe Basaksehirin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco