Lajmi i fundit

LIVE/ Vula iu rikthye demokratëve, shpërthen festa në 'Rrugën e Shpresës'

Nota e Berat Gjimshitit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit

Nota e Berat Gjimshitit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit

11:25, 16/05/2024

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantës, humbi mundësinë e parë për të fituar trofe në këtë fund sezoni, por paraqitja e tij në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit, ishte e një niveli të lartë.

“Sofascore”, një sajt i specializuar në analizimin e statistikave të futbollistëve, e ka vlerësuar futbollistin shqiptar me notën 7.4.

Në radhët e Atalantës, vetëm holandezi Marten de Roon (7.6) ka marrë notë më të lartë se Gjimshiti.

Ndërkohë, në radhët e Juves më të vlerësuarit ishin dy lojtarë të mbrojtjes: Danilo me 8.2 dhe Bremer me 7.9.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco