Gazetari Fabrizio Romano zbulon kërkesat e Tuchel për të qëndruar te Bayerni

Gazetari Fabrizio Romano zbulon kërkesat e Tuchel për të qëndruar te Bayerni

11:47, 16/05/2024

Bayern Munchen po punon shumë për të arritur një marrëveshje me Thomas Tuchel, duke shpresuar ta mbajë atë si trajner, pasi kanë dalë pengesa teksa përpiqen të gjejnë një zëvendësues për të.

Xabi Alonso është zotuar të qëndrojë te Leverkuseni dhe përpjekjet e Bayernit për të siguruar trajnerin e Austrisë, Ralf Rangnick, ishin të pasuksesshme.

Klubi gjerman po monitoron gjithashtu Roberto De Zerbin, por tërheqja e tij nga Brighton do të kishte një kosto të lartë.

Tani për tani Tuchel është ai që ka dyshime për të qëndruar pasi i duhen disa garanci nga drejtuesit e klubit bavarez.

Është gazetari dhe eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka zbuluar situatën e trajnerit gjerman.

“Pikët vendimtare për qëndrimin e Tuchel janë miratimi total nga bordi mbikëqyrës dhe zgjatja e kontratës”.

“Tuchel dëshiron të ndiejë besim të plotë në mënyrë që të pranojë të qëndrojë”, ka thënë Romano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco