Allegri kërcënoi gazetarin pas fitores së Juventusit në Kupën e Italisë: Do t’i këpus veshët!

Allegri kërcënoi gazetarin pas fitores së Juventusit në Kupën e Italisë: Do t’i këpus veshët!

12:04, 16/05/2024

Redaktori i gazetës “Tuttosport”, Guido Vaciago, ka thënë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e kërcënoi dhe e ofendoi mbrëmë (e mërkurë), pasi fitoi Kupën e Italisë në “Olimpico” të Romës.

Pati raportime se Allegri kishte pasur një konfrontim brutal me një gazetar mbrëmë dhe Vaciago zbuloi se ai ishte shënjestra e trajnerit italian.

“Redaktor mu*i, shkruaj të vërtetën në gazetën tënde, jo atë që të thonë klubet”, ka thënë gazetari se ishin fjalët e Allegrit drejtuar atij.

Vaciago u përgjigj duke i thënë Allegrit të qëndronte i qetë dhe të shpjegonte se cilat të vërteta duhet të shkruante, por nuk mbaroi me kaq.

Mësohet se trajneri italian e ka shtyrë gazetarin dhe i ka futur gishtin nën hundë, duke shtuar: “E di ku të të gjej. Unë do të vij dhe do t’ju këpus të dy veshët. Do të vij të të godas në fytyrë, të shkruaj të vërtetën në gazetën tënde”.

Incidenti ndodhi para konferencës për shtyp të Allegrit pas ndeshjes, gjatë së cilës trajneri italian dukej emocional dhe madje u përpoq të mbante lotët disa herë.

Trajneri i lindur në Livorno ishte përjashtuar me karton të kuq gjatë ndeshjes, duke humbur durimin disa sekonda para përfundimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco