Milan, 4 emra për post Pioli, të gjithë jo italianë, por tifozët duan Conten

Milan, 4 emra për post Pioli, të gjithë jo italianë, por tifozët duan Conten

13:28, 20/04/2024

Fati i Stefano Piolit u shkrua pas sfidës kundër Romës, eliminimi nga Europa League  vendosi përfundimisht të ardhmen e tij, larg Milanit.

Image

Pas 5 vitesh, Pioli i jep fund aventurës së tij me “djallin”, teksa në fund të këtij sezoni do të largohet nga kuqezinjtë, do të shkarkohet, pasi kishte kontrata e tij i përfundonte në 2025, ose palët mund të gjejnë një fund me konsensus.

Image

Në Itali, mediat kanë nisur një sondazh për të zbuluar se kush do të jetë pasuesi i tij. Tifozët kanë vetëm një emër në listën e tyre të preferencave, Antonio Conten, ndërsa drejtuesit e klubit po shohin edhe për opsione jashtë Italisë.

Image

Sipas La Gazzetta dello Sport: Fonseca, Lopetegui, Galtier dhe Gallardo janë emra e rinj të përfshirë në listën e drejtuesve të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco