Serie A/ Një autogol në fund shmang disfatën e Juventusit

Serie A/ Një autogol në fund shmang disfatën e Juventusit

22:51, 19/04/2024

Barazim me 4 gola mes Kaljarit dhe Juventusit, në një duel tepër të luftuar të vlefshëm për javën e 33-të të Serisë A.

Skuadra e Ranierit e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë duke shënuar 2 herë me 11-metërsha me anë të Gaetanos dhe Minës, në minutat 30 dhe 36, por vendasit nuk arritën të menaxhonin siç duhet epërsinë e dyfishtë, teksa në fund u mjaftuan vetëm me 1 pikë. 

Në fragmentin e dytë të ndeshjes, ishte Vlahoviç që në minutën e 61-të shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ndërkohë që autogoli i shkaktuar nga Dosena në minutën e 87-të shmangu humbjen e “Zonjës së Vjetër”. 

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Kaljarin që javën e kaluar surprizoi Interin në “San Siro”, duke barazuar po me rezultatin 2-2.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco