Lunin pranon stolin, Real Madrid ka gati kontratën e re për portierin

Lunin pranon stolin, Real Madrid ka gati kontratën e re për portierin

14:46, 02/05/2024

Andry Lunin është një nga temat e nxehta në Real Madrid.

Ukrainasi ka pak më shumë se një vit nga kontrata e tij, e cila skadon në qershor 2025, por paraqitjet e tij të fundit kanë bindur drejtuesit e “Los Blancos” të fillojnë negociatat për zgjatjen e bashkëpunimit.

Pasi mposhti konkurrencën me Kepa-n, portieri performoi mirë edhe në ndeshjet e mëdha kundër Manchester City-t dhe Bayern Munich në Champions League, por me siguri do të rikthehet në stol kur Thibaut Courtois të jetë gati për Ancelotti-n.

Por, në Spanjë janë të sigurt se Lunin do të rinovojë kontratën deri në vitin 2028, pasi palët janë dakordësuar dhe e vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco