Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Guardiola do Musialën te Manchester City

Guardiola do Musialën te Manchester City

22:39, 19/04/2024

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, ndiqet prej kohësh me shumë interes nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sipas raportimeve të medieve britanike, 21-vjeçari gjerman është në krye të listës së dëshirave të Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

City do të lëvizë gjatë verës për ta bindur mesfushorin që të transferohet te ta, ndërkohë nga mediet britanike shtohet se edhe Chelsea është duke e ndjekur me shumë vëmendje talentin.

Në një situatë të tillë, Bayern Munich, i cili nuk dëshiron kurrsesi që të humbasë Musiala-n, po përgatitet për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon në verën e 2026-ës.

Bayern do t’i bëjë një propozim tundues mesfushorit, që ta bindë për të qëndruar me ta dhe për të larguar njëherë e mirë klubet që kanë interes për 21-vjeçarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco