Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I duhet një qendërsulmues, Milan kthen sytë nga Lille

I duhet një qendërsulmues, Milan kthen sytë nga Lille

08:32, 11/11/2023

Milan është duke menduar për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe në skuadrën e “Djallit” është shumë e nevojshme që të afrohet një qendërsulmues i ri.

Sipas raportimeve të medieve italiane, në verë Milani do të tentojë sulmuesin e Lille, Jonathan David.

Kanadezi ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin francez dhe duke qenë se në verë ai hyn në vitin e fundit të bashkëpunimit, Lille nuk mund të kërkojë më 60 milionë euro, çmim që ia kishte vënë kartonit të David disa muaj më parë.

Tani qendërsulmuesi 23-vjeçar vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe që të sigurojë shërbimet e tij, Milanit do i duhet ta paguajë këtë shifër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco