Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Euro 2024/ Spalletti publikon listën e Italisë, zgjedh 29 futbollistë

Euro 2024/ Spalletti publikon listën e Italisë, zgjedh 29 futbollistë

22:52, 10/11/2023

Luciano Spalletti ka shpallur listën e kombëtares italiane për dy finalet kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Në garë është një biletë në Euro 2024, aty ku të kaltrit e kanë detyrim pjesëmarrjen.

Por, më parë duhen siguruar 4 pikë në sfidat me maqedonasit në “Olimpico” (17 nëntor) dhe tri ditë më pas ndaj Ukrainës në “BayArena”, stadiumin e Bayer Leverkusen.

Spalletti ka ftuar 29 futbollistë. Davide Calabria, kapiteni i Milanit, rikthehet në Kombëtare. Ndërkohë që ka ardhur ftesa e parë për Andrea Cambiason (Juventus) dhe Andrea Colpanin (Monza).

Tek Italia rikthehen edhe emra si Jorginho (Arsenal), Rafael Toloi (Atalanta) dhe Alessandro Boungiorno (Torino).

Ndërkohë, Ciro Immobile i Lazios duhet të presë për t’u rikthyer te kampionët në fuqi të Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco