Champions League/ Dortmund triumfon ndaj Newcastle

Champions League/ Dortmund triumfon ndaj Newcastle

20:57, 07/11/2023

Dortmund mbetet një nga skuadrat kryesore kandidate për të kaluar grupet e Champions League.

Në ndeshjen e grupit F në ‘Signal Iduna Park’, verdhezinjtë triumfuan 2-0 ndaj anglezëve të Newcastle.

Goli i parë për ekipin e Terzic erdhi në minutën e 26-të nga Fullkrug, i pari për të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Goli i sigurisë për gjermanët erdhi 10 minuta nga fundi, falë Brandt. 

Me këtë rezultat, Dortmund kryeson momentalisht grupin me 7 pikë, ndërsa në vendin e 3-të është Neëcastle me 4 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco