NBA/ Boston fiton në kohën shtesë finalen e parë në Konferencën e Lindjes me Indianan

NBA/ Boston fiton në kohën shtesë finalen e parë në Konferencën e Lindjes me Indianan

10:28, 22/05/2024

Boston Celtics i nis me këmbën e mbarë finalet play off në Konferencën e Lindjes, duke mundur në fushën e tij 133-128 Indian, takim i vendosur pas kohës shtesë.

Një përballje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet meritonin fitoren.

Të gjithë titullarët e ekipit të Boston realizuan mbi 15 pikë, ku më i miri ishte Jayson Tatum, autor i 36 pikëve dhe 12 rebound. Mirë u paraqitën edhe Holiday me 28 pikë e Brown me 26 pikë, një trio që u tregua e saktë në momentet vendimtare.

Për Indiana, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, një lojë e mirë kolektive, por që në fund nuk i mori frytet e pritura. Haliburton me 25 pikë e 10 asist ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar.

NBA, Konferenca e Lindjes-Finale – Play off

Boston – Indiana, 133-128 (1-0)

NBA, Konferenca e Perëndimit-Finale – Play off

Minnesota – Dallas

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco