Haland: Sa më shumë më urrejnë, aq më shumë do të më motivojnë

Haland: Sa më shumë më urrejnë, aq më shumë do të më motivojnë

13:55, 22/05/2024

Erling Haland thotë se dëshiron më shumë kritika për formën e tij sezonin e ardhshëm, pasi ato do ta motivojnë atë për një triumf të tretë radhazi për trofeun e “Këpucës së Artë”.

Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi 27 gola ndërsa Mançester Siti, fitoi titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë, ka qenë subjekt i debateve të nxehta këtë vit.

Kritikat e Roi Kin për lojën e përgjithshme të sulmuesit, duke e krahasuar Halandin me një lojtar të Ligës së Dytë, ishin fjalët më të ashpra në drejtim të 23-vjeçarit dhe ndezën një debat të vazhdueshme mes familjeve të tyre.

Por Haland i ka injoruar të gjitha çfarë është thënë për lojën e tij dhe tani po përpiqet të bëhet lojtari i parë që nga Tierry Henry në vitin 2006 që përfundon tre sezone si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

“Nëse ky është një sezon i keq, atëherë unë do ta pranoj”, tha Haland, i cili më pas shtoi me sarkazëm: “Ishte një sezon i keq, i rëndomtë dhe i thjeshtë. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi. Por sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mirë”.

Haland dhe skuadra e Mançester Sitit festuan në restorantin grek “Fenix” deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës dhe do të rikthehen në stërvitje ditën e sotme për t’u përgatitur për finalen e Kupës FA të së shtunës me rivalët Mançester Junajtid.

Siti mund të bëhet klubi i parë që fiton dy dopieta radhazi në Angli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco