Javë vendimtare për trajnerin e ri të Milanit, ja gjithë hapat e klubit

Javë vendimtare për trajnerin e ri të Milanit, ja gjithë hapat e klubit

10:05, 22/05/2024

Mund të konsiderohet edhe një formalitet, por janë hapat e nevojshëm për Milanin dhe Piolin, edhe pse fundi dihet.

Klubi dhe trajneri do të ndahen dhe të fillojnë të mendojnë për të ardhmen.

Ajo e teknikut emilian është pezull mes dëshirës për të kaluar te Napoli dhe propozimeve të tjera.

Ajo e Milanit mbetet pezull mes dy emrash, Paulo Fonseca ose Roberto De Zerbi. Kandidatët për stolin janë vetëm këta të dy.

Hapat për t’u kryer janë këta; Milano do të thërrasë trajnerin për t’i komunikuar vendimin për të ndërprerë raportin, duke i dhënë kohën që të marrë dhe përshëndetjen e tifozëve që jo rastësisht ndërprenë grevën e javëve të fundit.

Pas kësaj palët duhet të gjejnë një pikë takimi për koston e ndarjes.

Pioli ka një tjetër vit në kontratë dhe synimin për të marrë atë që i takon, por edhe dëshirën për të gjetur një tjetër skuadër.

Milani do të duhet t’i japë teknikut një dëmshpërblim lehtësisht të reduktuar në krahasim me pagën e vitit të fundit në kontratë.

Menjëherë më pas, drejtuesit e Milan-it duhet të nxitojnë për të gjetur pasuesin.

Fonseca që ka marrë kohë për t’ju përgjigjur ofertës së rinovimit nga ana e Lille është lehtësisht në avantazh ndaj Roberto de Zerbi-t, zgjedhje që vlerësohet më tepër nga tifozeria kuqezi.

Për të arritur te Fonseca është më e thjeshtë pasi për ish-teknikun e Brighton që ka përfunduar edhe në shënjestër të Barcelona-s çështja komplikohet nga shuma që i duhet paguar klubit anglez.

Klauzola e lirimit prej 15 milionësh është reduktuar ndjeshëm pas akordit të përbashkët të ndarjes së De Zerbi-t me klubin, por dëmshpërblimi prej 5 milionë eurosh që i përket Brighton mbetet një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur.

Ashtu si Fonseca e ndoshta dhe më tepër edhe De Zerbi do ta pranonte më dëshirë Milan-in, pasi aty është rritur si futbollist dhe kurrë nuk e ka fshehur se mbetet veçanërisht i lidhur me kuqezinjtë.

Vendimi gjithsesi ende nuk është marrë, ose ndoshta është marrë por klubi nuk mund ta komunikojë pasi më parë duhet të mbyllë zyrtarisht raportin me Pioli-n.

Një javë e rëndësishme për Milan-in hapat e radhës në rend kronologjik do të jenë pikërisht këta, komunikimi i lamtumirës ndaj Pioli-t, përshëndetja e trajnerit me tifozët në ndeshjen me Salernitana-n dhe javën e ardhshme lajmërimi i trajnerit të ri.

Gjithçka brenda 7 ditësh për të menduar më pas për skuadrën që do të nisë sezonin e ardhshëm ndjekjen e yllit të dytë në fanellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco