Canelo Alvarez refuzon duelin me Floyd Mayweather

Canelo Alvarez refuzon duelin me Floyd Mayweather

11:02, 22/05/2024

Floyd Mayweather është ende në kërkim të një rivali për ndeshjen e ekzibicionit që do të organizohet gushtin e ardhshëm në Mexico City, kjo pasi Víctor Ortiz, i cili do të ishte kundërshtari i tij, nuk arriti një marrëveshje.

Nisur nga kjo, gjatë një konference për shtypin që dha për turneun e tij të golfit të quajtur “No Golf, No Life” në Huixquilucán, Meksikë, Canelo Álvarez u pyet nëse do të ishte i interesuar të luftonte kundër “Money” u shpreh se, për momentin, nuk e ka në plan.

“Nuk e di që është ndeshje ekzibizioni. Ndoshta ai nuk do të largohet nga Meksika”, tha Álvarez me shaka përpara se të mohonte kategorikisht se mendon të luftojë sërish me “Money”, i cili është një nga dy boksierët që ka mundur meksikanin në boksin profesionist. “Nuk jam i interesuar”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco