Tuchel: Ky Galatasaray të kujton Atalantën e disa viteve më parë

Tuchel: Ky Galatasaray të kujton Atalantën e disa viteve më parë

17:02, 07/11/2023

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka analizuar kundërshtarin e ndeshjes së radhës në Champions League, Galatasarayn.

Në konferencën për mediet në prag të ndeshjes me skuadrën turke, Tuchel theksoi se me intensitetin që i jep lojës, Galatasaray i kujton Atalantën e disa viteve më parë.

“Do të jetë një ndeshje shumë intensive. Në disa aspekte Galatasaray më kujton Atalantën e disa viteve më parë”, tha tekniku gjerman.

Ndërsa duke folur për rikthimin e Manuel Neuer pas dhjetë muajsh dëmtim, trajneri i bavarezëve u shpreh se portieri është duke bërë shumë mirë.

“Ai po bën jashtëzakonisht mirë. Nuk e dinim se si do të kthehej pas kaq shumë kohësh. Ai ka disa probleme të vogla pas ndeshjeve, por do të luajë nesër. Ai po bën hapa të pabesueshëm përpara dhe jam i bindur që do të kthehet po aq i fortë sa ishte më parë”, deklaroi ndër të tjera Thomas Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco