Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bayern Munich zhgënjen sërish, Saarbrucken e eliminon në 1/16-at e Kupës së Gjermanisë

Bayern Munich zhgënjen sërish, Saarbrucken e eliminon në 1/16-at e Kupës së Gjermanisë

23:36, 01/11/2023

Bayern Munich bie në transfertë përballë Saarbrucken dhe eliminohet në fazën e 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë, duke “zhgënjyer” për të katërtin vit radhazi.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar, por në fund skuadra që konkurron në 3 Liga triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1.

Ishte Muller ai i cili zhbllokoi sfidën, duke shënuar golin e vetëm të Bayern në minutën e 16’. Megjithatë vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+1’ me Sontheimer.

Ndërsa u duk që koha ishte drejt fundit, pikërisht në limite, në minutën, e 90+6’ Gaus shënoi golin e përmbysjes dhe të kualifikimit për në raundin e 1/8-ave të DFB Pokal.

Hertha Berlin siguron kualifikimin pasi fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Mainz, teksa Eintracht Frankfurt eliminoi Viktoria Koln, të cilën e mundi në transfertë me rezultatin 0-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco